“Badihava”, Shpend Ahmeti shprehet i dëshpëruar me qytetarët

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

“ Badihava! Denime”, këto janë fjalët e Shpend Ahmetit, kryetarit të Komunës së Prishtinës për qytetarët që po i parkojnë veturat në shtigjet e biçikletave, të ndërtuara në Dardani.

Ahmeti këto fjalë i ka shkruar në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, të cilës ia ka bashkëngjitur një fotografi të një makine të tipit ‘Volkwagen Passat’, pa ia fshehur kësaj të fundit targat.

Kjo nuk është hera e parë që po përsëritet një veprim i tillë. Javë më parë, i ishte shqiptuar gjoba një personi në lagjen ‘Dardania’, që po tentonte të largonte pengesat për të mos u futur veturat.

I pari i Komunës së Prishtinës nuk ka reaguar ende asgjë lidhur me pellgun e madh ujor të krijuar te Stacioni i Autobusëve si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së djeshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme