Bahtiri: Kriminelët të gjenden dhe të dënohen ashpër

Mitrovicë | 07 Maj 2017 | 14:46 | Nga

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, në marshin protestues me moton “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”, ka shprehur edhe njëherë ngushëllime familjes dhe ka bërë me dijë se i njderi Ermal Kamberaj, i cili u vra në mbrëmjen e së premtës në një kafiteri të qytetit, ka qenë njëri prej qytetarëve më të mirë dhe më të urtë të Mitrovicës.

Bahtiri për portalin Indeksonline ka thënë se këto krime të mallkuara do t’i ndalim njëherë e përgjithmonë.

“Këtë dënim të dhunës po e shoh te çdo familje tek çdo qytetar, andaj ne si Institucione ju bëjmë thirrje policisë dhe të gjitha organeve kompetente, o sot o kurrë t’i ndalim këto krime të mallkuara. Ky vend do paqe”, tha Bahtiri.

Ai më tej tha se kriminelët duhet të gjenden dhe të dënohen më së ashpëri “që dikush është dënuar ndonjëherë”.

24-vjeçari Ermal Kamberaj u vra mbrëmjen e së premtes me tre plumba në njërën prej kafeterive të Mitrovicës.

Identiteti i dorasit tashmë është zbuluar, por ai vazhdon të jetë në arrati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme