Bahtiri: Me pikëllim e mora lajmin se ka vdekur 11 vjeçari që para disa ditësh ra në Liqenin Akumulues

Prishtinë | 21 Gus 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiti ka njoftuar për vdekjen e 11-vjeçarit që kishte rënë në Liqenin Akumulues të këtij qyteti, para disa ditësh.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes, teksa shtoi se 11-vjeçari për disa ditë pranoi tretman mjekësor.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë 11 vjeçari, i cili para disa ditësh kishte rënë në Liqenin Akumulues.

Fatkeqësisht, Blentoni nuk iu mbijetoj lëndimeve të marra nga rënia në liqe, edhe pas disa ditëve të trajtimit mjekësor.

Të ngjashme