Bahtiri në Leposaviq: Përvjetorin tjetër do të festojmë si një komunë e vetme

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar fshatrat shqiptare të Leposaviqit si dhe ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Ai tha se me bashkimin e Mitrovicës të gjitha fshatrat përreth saj përvjetorin tjetër të Pavarësisë do ta festojnë në një komunë të vetme.

Ja postimi i tij i plotë:

Në 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, kujtojmë sakrificën shekullore të popullit të Kosovës për liri, e cila u kurorëzua më 17 Shkurt 2008. Edhe pse kanë kaluar 11 vite nga ky akt historik, Kosova po përballet akoma me sfidat e shtet-ndërtimit, zhvillimit dhe integrimit europian.

Së bashku me drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe me zëvendësministrin e MMPH-së, Gjergj Beka, bëra nderime tek varrezat e dëshmorëve dhe vizitova fshatin e heroit Kadri Bistrica që administrohet nga komuna e Leposaviqit, mirëpo me bashkimin e qytetit të Mitrovicës të gjitha fshatrat përreth tij do të jenë pjesë e Mitrovicës dhe përvjetorin tjetër të Pavarësisë besoj se do ta festojmë në një komunë të vetme.

Në 11 vjetorin e Pavarësisë përkulemi para dëshmorëve dhe gjithë atyre që kontribuuan për Kosovën e pavarur, në mënyrë të veçantë falënderojmë shtetin mik të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mirënjohjen e përjetshme për ndihmën e saj drejt shtetit tonë, duke garantuar se miqësia Kosovë -SHBA do të jetë e përjetshme.

Urime datëlindja Kosovë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme