Bahtiri: Në Mitrovicë nuk ka të prekur nga Coronavirusi, njoftimi i IKShPK-së i pasaktë

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, që paraqet një rast me koronavirus në këtë komunë.

Bahtiri tha se ky njoftim është i pasaktë. Sipas tij, IKShPK ka bërë një gabim teknik.

“Njoftimi i dhënë se një person nga Mitrovica sot ka rezultuar pozitiv me Coronavirusin COVID-19 është i pasaktë, sepse ka qenë një gabim teknik prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”.

Kreu i Mitrovicës Jugore thekson se deri më sot nuk ka dalë pozitiv me COVID-19.

“Pra, asnjë person deri më sot nuk ka dalë pozitiv me COVID-19. Për të gjitha informacionet rreth testimeve që po bëhen nga IKShP-ja, qytetarët e Mitrovicës do të njoftohen me kohë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme