Bahtiri ngushëllon familjen Veseli

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është pikëlluar për vdekjen e Fazli Veselit, babait të Kadriut.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri si kryetar dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë baca Fazli, i cili ishte baba i njërit prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Si kryetar i komunës dhe në emër të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, farefisit dhe miqve të familjes.

Allahu e pastë mëshiru me xhenet”, shkroi Bahtiri.

Të ngjashme