Bahtiri takohet me ambasadorin e Shqipërisë, Minxhozi

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është pritur në takim nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Bahtiri, pasi që e ka falënderuar për mikpritjen dhe interesimin e tij për Mitrovicën, e ka njoftuar Minxhozin me situatën e përgjithshme në komunën e Mitrovicës dhe me përpjekjet që pushteti lokal po bënë për zhvillimin ekonomik të komunës.

Sipas tij, përmirësimi i kësaj gjendje dhe stabiliteti i krijuar, si dhe krijimi i kushteve më të mira për investime, ka ndikuar pozitivisht tek investitorët e huaj që të interesohen për realizimin e projekteve të ndryshme.

Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Republikës së Shqipërisë.

Kurse Minxhozi, e ka përgëzuar kryetarin Bahtiri për punën e dhe angazhimin e tij për të përmirësuar jetesën e qytetarëve duke ofruar bashkëpunimin e tij, me qellim koordinimin e aktiviteteve komunale me atë të ambasadës së Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme