Bahtiri uron besimtarët ortodoks me rastin e Festës së Krishtlindjeve

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka uruar besimtarët ortodoks në Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Bahtiri ka thënë se dita e sotme duhet të shërbejë si ditë e afrimit dhe forcimit të besimit, transmeton Klan Kosova.

“Të nderuar qytetarë të besimit Ortodoks. Në emër të qytetarëve të komunës së Mitrovicës dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve ortodoks, Festën e Krishtlindjeve Ortodokse”, ka thënë ai, njofton komuna.

“Kjo festë të na forcojë edhe më shumë besimin dhe dëshirën për mirësi, paqe, dashuri dhe harmoninë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi. Duke e vlerësuar lartë këtë ditë festive, Dita e Krishtlindjes Ortodokse le të shërbejë si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit”.

“Për shumë mote, Gëzuar!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme