Gecaj nënshkruan marrëveshje me OJQ-në “Demokracia fillon këtu”

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 16:20 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare, “Demokracia fillon këtu”, Shemsi Jashari, për financimin e projektit, “Vendosja dhe bashkëpunimi të strukturuar në mes të OJQ-ve dhe komunës së Podujevës

Projekti ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit të strukturuar ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Podujevës duke themeluar një trup të përbashkët (Këshilli i Përbashkët), i cili do të kishte bashkëpunim në të gjitha temat që kanë të bëjnë me shoqërinë civile.

Të ngjashme