Bajram Hasani i uron “Vllaznisë” fitoren e madhe

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 20:34 | Nga

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Bajram Hasani është shprehur shumë i gëzuar me hyrjen e “Vllaznisë” së Pozheranit në Superligë.

Hasani është shprehur shumë i lumtur pas kësaj fitoreje të ‘Vllaznisë”.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Vllaznia” me këtë fitore ja ka dhënë emocionet që mund të t’i falë vetëm ekipi i zemrës. “ Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit sot e ka shkruar historinë duke hyrë në Superligë.

Postimi i Hasanit në Facebook:

“Sot ekipi i “Vllaznisë”, mi fali emocionet që mund të t’i falë vetëm ekipi i zemrës.

Është kënaqësi e papërshkrueshme kur skuadra në vendin ku je rritur e arrin këtë sukses. Jam shumë i lumtur me këtë fitore të madhe të klubit tonë. Forca djema, vec përpara. Festofshim vetëm fitore!

Urime Pozheran! Urime Anamoravë!”, ka shkruar Hasani”.

Të ngjashme