Bajrami me shkrepje armësh në Marevc

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Xhamia e Marevcit të Prishtinës, u mbush plot me besimtar të enjten. E të gjithë këta kanë ardhur për ta falur namazin e bajramit, këta thonë që po ndihen të emocionuar që sivjet bajramin po e falin ne xhami e jo në shtëpi. I pranishëm ishte edhe presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, i cili tha që asnjë bajram në jetën e tij nuk ka mbetur pa u falur.

Kurse imami i xhamisë, Ali Llapashtica, tha se sivjet është më mirë se vitin e kaluar, pasi u lejua falja e bajramit brenda. Krejt në fund dikush u përkujdes për atmosferën duke gjuajtur me armë.

Të ngjashme