Bajrami nderohet në Lublanë me çmimin special

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 11:31 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ,z. Arsim Bajrami, nderohet në Lublanë ( kryeqytet i Sllovenisë) me çmimin special për kontribut te veçantë ne edukim dhe shtet-ndërtimit, të cilin në emër të Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes s Mesme dhe Ballkanit (Ifimes), ia dorëzoi ish -presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq.

Ministri Bajrami me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e Ifimes–it dhe ish presidentin kroat , Mesiq për çmimin e ndarë , njëherësh është shprehur se ndjehet shumë i nderuar për faktin se ky çmim vjen nga një institut prestigjioz ndërkombëtar .

Ndërsa e vlerësoi lartë dhe e falënderoi Mesiq, si një mik të madh të shqiptarëve për kontributin e tij dhe të shtetit kroat në mbështetje të pavarësisë dhe afirmimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

arsim-bajrami

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme