Bajrami: Në vendet e huaja më shumë dënohesh për një qen që e shtyp në rrugë sesa për një njëri në Kosovë

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se festa e 8 marsit shënohet me paraqitje të statistikave me gjendje jo të mirë të barazisë gjinore, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka kërkuar që vëmendja institucionale të jetë më shumë në vendet rurale, duke kërkuar investime në çerdhe.

“Mendoj që duhet të nisemi nga celula. Të drejtat e grave në një zone rurale. Në një familje. Unë mendoj se këtu Qeveria mund të ndërhyjë me investime në çerdhe. Unë mendoj se vetëm ne gratë merremi me çështjet e grave. Në tryezë të rrumbullakët vetëm ne diskutojmë për pabarazi gjinore. Ne kemi evidenca dhe shifra. 76 gra janë vra prej vitit 2017-21”.

“Në vendet e huaja më shumë mundesh m’u denu për një qen që e shtyp në rrugë se sa për një njeri që e shkel në Kosovë. Deri më sot janë vetëm 1145 prej 20 mijë grave përfitojnë nga skema sociale. Dhe mbas 23 viteve kërkojnë që të kenë ekzaminime mjekësore. Secili duhet me u ndi keq për një trajtim të tillë që ju bëjnë grave”.

Të ngjashme