Bajrami po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 13:54 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, po qëndron në Zurich, me ftesë të Qeverisë Zvicerane, ku po merr pjesë në disa takime të rëndësishme për rolin dhe ndikimin e Teknologjisë Inovative në fushën e arsimit dhe ngritjen e cilësisë.

Ministri Bajrami, foli për reformat e arsimit në Kosovë, me theks të veçantë rreth orientimit të të rinjve tanë drejt Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i cili realisht ofron mundësi me më të mira për punësim të të rinjve e që janë pjesa më vitale e shoqërisë sonë.

Me këtë rast , ministri Bajrami mori mbështetje të plotë nga Qeveria e Zvicerane për të aplikuar modelin Dual të Zvicrës në Kosovë, model ky që nënkupton lidhjen ë shkollës me kompanitë e ndryshme të biznesit. “Ky model është më se i nevojshëm për ne në Kosovë, sepse krahas njohurive teorike, nxënësve u mundëson përfitimin e shkathtësive praktike në ato kompani ku mund të përfshihen tha ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami tha se një përvojë e tillë vlerësohet shumë e nevojshme edhe për kërkesat e tregut të punës , ku kompanitë përkatëse kanë mundësi edhe të njihen nga afër me shkathtësitë e nxënësve që një ditë edhe ti angazhojnë në procesin e prodhimit përkatësisht t’i punësojnë.

bajrami-1111

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme