Bajrush Xhemajli lirohet nga burgu

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 00:18 | Nga

Ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, është liruar nga burgu, pas dy vitesh.

Xhemajli, në maj të vitit 2009, me veturë zyrtare kishte shkaktuar aksident trafiku në dalje të Prishtinës, ku kishte mbetur i vdekur 21-vjeçari Labinot Rrustemi.

Kjo kishte ndodhur mu në ditën kur zëvendëspresidenti Joe Biden erdhi në Kosovë më 2009. Çuditërisht, edhe lirimi ndodhi kur Biden po e vizitonte Kosovën.

Vuajtja e dënimit për zyrtarin e PDK-së ishte shtyrë disa herë, pasi ai kishte shfrytëzuar mundësitë ligjore, duke u ankuar në disa shkallë.

Lirimin nga burgu të Xhemajlit e kanë të ditur shokët e tij që kanë postuar fotografi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme