Balaj: Nga nesër në grevë të përgjithshme, kundërshtojmë kontratën me Z-Mobile

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 14:25 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e Telekomit të Kosovës, kanë filluar grevën për parandalimin e lidhjes së kontratës së re me “Z-mobile”, ku edhe kanë njoftuar se do të kërkojnë nga gjykatat e vendit që mos të lejojnë ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit për përmbarim.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lahmih Balaj për Ekonomia Online ka thënë se do ta vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesës së tyre që është mos vazhdimi i kontratës me z-mobile.

“Kërkesat janë ato që i kemi bë edhe ma herët publike, mos vazhdimi i kontratës me z-mobile, një kontratë e cila përfundon me datën 30, e cila tashmë është e njohur në opinion publik  që është nj kontratë e  dëmshme që e ka pru Telekomin në këtë gjendje dhe kjo grevë ka filluar sot me datën 29 ashtu qysh e ka parapa kuvendi pas formimin të këshillit grevist, ne do të vazhdojmë deri në realizim e kërkesave tona do të jemi në grevë”, tha ai.

Grevës së sotme nuk i janë bashkuar të gjithë punonjësit, por Blaja thotë se nga nesër iu bashkohen të gjithë punëtorët në nivel vendi.

“Sot ka qenë fillimi i grevës një pjesë e punëtorëve kanë qenë ashtu qysh e kanë paraparë këshilli grevist por nga nesër greva do të jetë e  përgjithshme  nga të gjitha regjionet do të vinë punëtorët edhe pse sot ka pasur vullnetarë që kanë ardhur edh pese ne kemi kërkua që me ardh edhe pjesa që është kërkuar por pjesa ma e madhe do të jenë edhe nesër edhe regjionet dhe nuk do të ndalemi në greva 24 orëve”, tha ai.

“Në asnjë mëyrë ne nuk do të ndalemi nuk do ti dëmtojmë konsumatorët tonë do të jemi krah konsumatorëve, nuk do të lejojmë që asnjë shërbim në teren punëtorët e terenit do të punojnë por pa u realizur kërkesat tona  për mos vazhdimin e kontratës me z-mobile”, tha ai

Balaj thotë se më nuk iu beson fjalëve të Kryeshefit të Telekomit, raporton EO.

Kërkon dokumente që e vërtetojnë shkëputjen e kontratës.

“Pasi të dilet me një shkresë zyrtare ne jemi të gatshëm me ndërpre, e vetmja që e ndalon grevën e përgjithshme se jemi duke shkuar në hapa që në krejt Kosovën me shkua në grevë, nëse tentohet me vazhdua një kontratë prapë me Z-Mobile”, tha ai

Balaj pret që përgjegjësit për këtë gjendje të Telekomit të dalin para drejtësisë, bashkë me siç thotë ai klanet e brendshme.

“Unë besoj që shumë shpejt ish dashtë me dal përgjegjësit e z-mobilet para drejtësisë  dhe me ja pagua ato dame që ja ka shkaktua Telekomit të Kosovës bashkë me klanet brenda Telekomit dhe me njerëzit jashtë sepse këtu gjithmonë këtu është një rrjet i bashkuar i cili e ka pru Telekomin në këtë gjendje”, tha ai.

kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, para një muaj para protestuesve të Federatës Sindikale të  Postë Telekomit të Kosovës, të cilët po protestonin, dha premtimin për shkëputjen e kontratës dhjetë vjeçare me kompaninë Z-Mobile.

Të ngjashme