Bali Muharremaj përkujton 20-vjetorin e masakrës së Korishës

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në përkujtimin e 20 vjetorit të masakrës në fshatin Korishë të Prizrenit.

Muharremaj përmes një postimi në facebok ka thënë se para 20 vjetësh u zënë rob shumë familje shqiptare duke u përdorur si mburojë ndaj bombardimeve të NATO-s, dhe u vranë mizorisht.

Postimi i plotë:

Në Korishë para 20 vjetësh u zënë rob shumë familje shqiptare duke u përdorur si mburojë ndaj bombardimeve të NATO-s, dhe u vranë mizorisht.

Nga 77 prej tyre, 16 ishin nga Komuna e Suharekës.
Këta martirë u kujtuan sot me më të thellin respekt.

Lavdi e përjetshme !

Bali Muharremaj

Image may contain: 22 people, people smiling, suit
Image may contain: 2 people, crowd and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme