“Balkan Green Foundation” kërkon anulimin e kontratës për “Kosovën e Re”

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 11:07 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të fushatës “E ardhmja është e gjelbër – Vepro tani!”, “Balkan Green Foundation” organizoi diskutimin me temën “Roli dhe përgjegjësitë tona në zbutjen e ndotjes së ajrit në Kosovë”, raporton EkonomiaOnline.

Aty u tha se ndër masat parandaluese të ndotjes së ajrit duhet të jetë edhe anulimi i kontratës për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”

Por në këtë ngjarje fillimisht u bë thirrje të ndihmohen personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Elion Gërguri hulumtues nga “Ballkan Green Foundation”, tha se fatkeqësisht gjendja e ndotjes se ajrit po përsëritet si vitin e kaluar edhe sivjet.

“Ndotja e ajrit prezentë në vjeshtë më shumë edhe dimrit. Si organizatë bëjmë presion të shtyhen proceset përpara gjatë sezoneve të vitit. Në kuadër të kampanjës kemi pasur këtë diskutim. Si fillim bazohemi në statistika nga Banka Botërore për Kosovën qe vlerëson se 852 vdekje të parakohshme çdo vit nga ndotja e ajrit, 318 raste te reja me bronkit kronik, 605 pranime në spital dhe 11900 vizita emergjente çdo vit” tha ai

Sipas tij këto shifrat janë alarmante, ndërsa shtoi se sa i përket matjes së cilësisë së ajrit janë të kënaqur qe kanë informata në kohë reale

“Me përjashtim të Obiliqit të dhënat ne kohë reale për ndotjen e ajrit sigurohen vetëm në 7 komuna, Prishtina Mitrovicë Gjilani Hani i Elezit, Drenasi, Prizreni dhe Peja”, tha ai.

Ai dha edhe disa rekomandime.

“Subjektet përgjegjëse në nivelin qendror dhe lokal . Duhet të zbatohet strategjia e Kosovës për cilësinë e ajrit, plani i veprimit për cilësinë e ajrit etj. Zbatimi i akcizës prej 20 euro cent/ litër për karburant, reformimi i transportit publik në Kosovë. Heqja e akcizës dhe e taksës doganore për veturat e reja dhe ato qe plotësojnë standarde me të larta se Euro 6, etj”, tha ai.

Si masa tjera preventive ai përmendi zgjerimin e zonave mjedisore nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, ku ndalohet kalimi me makinë, funksionalizimi i Fondit të Efiçiencës së Energjisë, një program pesë vjeçar që ndalon përdorimin e thëngjillit dhe anulimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, si dhe rritja e investimeve në energjinë e ripërtërishme.

Sipas “Ballkan Green” Qeveria e Republikës se Kosovës së bashku me institucionet e tjera në vend duhet të adresojë seriozisht problemin e ndotjes së ajrit, pasi sipas tyre politikat e pjesshme ad- hoc nuk do të japin rezultatet e kërkuara.

Të ngjashme