Banesë për këngëtarin me nevoja të veçanta nga Fondacioni Golden Eagle

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Këtë jave i ftuar në emisionin nKosovëShow ka qenë Shaqir Palushi themelues i fondacionit Humanitar Golden Eagle dhe kompanisë Frutex, si dhe këngëtari Agim Pajaziti i njohur ndryshe me emrin MC Gima.

Gjatë emisionit MC Gima foli për sfidat në jetë, si person me aftësi të kufizuara dhe vështirësitë e hasura në rrugën e muzikës. Ai e falënderoi Zt. Shaqir Palushi për përkrahjen e vazhdueshme që ka pasur nga ai.

Kurse pas dëgjimit të historisë së dhimbshme, Zt.Palushi e befasoi atë duke i dhuruar një banesë, për t’ia lehtësuar sadopak qasjen në një jete më normale.

Gjatë emisionit Zt.Palushi gjithashtu në emër të Fondacionit Golden Eagle premtoi që do të filloj një aksion, për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për furnizimin me materiale esenciale për mantelbardhët, të cilët i quajti edhe si “Heronjë”.

Në këto kohë pandemie Fondacioni Golden Eagle i dhuroi mantelbardhëve edhe 350 veshje antibakteriale me vlerë rreth 13 000 euro.

Të ngjashme