Banja Llukë: Policia ndalon tubimet e grupit “Drejtësi për Davidin”

Banja Llukë | 31 Dhj 2018 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Policisë së Banja Lukës njoftoi sot se të gjitha tubimet e ardhshme të grupit “Drejtësia për Davidin” do të parandalohen dhe se ata që përpiqen të organizohen publikisht do të ndalohen, informon agjencia Beta.

“Për shkak të shkeljes së shpeshtë të rendit dhe qetësisë publike, kryerjes së veprave penale, parandalimit të trafikut normal dhe mosrespektimit të Aktit të Kuvendit të Republikës Serbe, të gjitha tubimet e ardhshme publike të grupit “Drejtësi për Davidin” do të parandalohen dhe ndërpriten në përputhje me Ligjin për Asamblenë Publike të RS” thuhet në deklaratën e policisë.

Policia tha se po kërkonin pesë persona, përfshirë Davor Dragiçeviqin, babain e të vrarit David Dragicevic, për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe dyshimin se ata kryen krime të caktuara.

Dragiçeviq pati themeluar Lëvizjen Drejtësia për Davidin, pas vdekjes së djalit të tij 21 vjeçar në mars të këtij viti.

David ishte gjetur i vdekur pas një jave prej kur ishte raportuar për zhdukjen e tij.

Babai i tij ka thënë se ai është torturuar dhe vrarë, derisa sipas policisë viktima ka vdekur pas përdorimit të alkoolit dhe drogës.

Tubime mbështetëse për prindërit e Davidit deri më tani janë mbajtur edhe në Sarajevë, Beograd dhe Zagreb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme