Banka Botërore do të vazhdojë bashkëpunimin me MMPH-në

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 16:02 | Nga

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, priti ne takim ekipin mbikëqyrës të Bankës Botërore të kryesuar nga Katelijin van den Berg dhe Jiang Ru, që të dytë specialistë të mjedisit.

Den Berg theksoi se është e impresionuar me rrjedhën e implementimit të kontratës për kanalizimin në Hadën e Re. Po ashtu, ajo njoftoi Shalën se BB është duke bërë raportin se si janë respektuar procedurat rreth zhvendosjes së Lagjes Shala.

Ajo theksoi se gjatë inspektimit nuk kanë gjetur shkelje dhe se projekti po ecën mirë.

Më tej theksoi se janë të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit me të gjithë dikasterët e kësaj ministrie.

Ushtruesi i detyrës së ministrit Shala falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe siguroi se bashkëpunimi do të jetë i mirë ashtu siç ka qenë deri më tani.

Ky ekip ka mbikëqyrë ndërtimin kanalizimit në Hadën e re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme