Banorët e barrakave në Prishtinë alarmojnë se rrezikojnë të mbeten pa bukë

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 17:46 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Krahas përballjes me pandemin, banorët e barrakave në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe barrakave në Pejton, po rrezikohen edhe nga mungesa e ushqimit.

Ata jetojnë në kushte të vështira, sidomos tash pas shfaqjes së pandemisë së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

I shqetësuar për gjendjen e rënë në të cilën ndodhën është shprehur Shefqet Kastrati, banor i lagjes “Pejton”. Ai u ka bërë thirrje komunës dhe njerëzve të vullnetit të mirë që t’iu dalin në ndihmë në këto ditë të vështira që po kalojnë. Kastrati thotë se po rrezikojnë të mbeten pa bukë.

“Shqetësimet e tona janë që një ditë do të mbesim edhe pa bukë. Neve na ka vizituar vetëm inkasanti i rrymës, askush nuk na ka kqyr a jemi gjallë a jo, a jemi të sëmurë”, ka thënë Kastrati i cilia ka pohuar se është përfitues i skemave sociale.

E shqetësuar me këtë gjendje është shprehur edhe përfaqësuesja e banorëve të Qendrës, Violeta Hasani.  Ajo ka thënë se shqetësimet e këtyre banorëve janë që i kanë adresuar tek Komuniteti Qendra. Ajo është shprehur se banorët e barakave në kampusin e Universitetit të Prishtinës deri tani nuk kanë marrë pako ushqimore dhe nuk janë ndihmuar nga askush.

“Shqetësimet e këtyre banorëve janë që i kanë adresuar tek Komuniteti Qendra, ppër pako ushqimore dhe pako higjienike. E kam parë që Komuna e Prishtinës i ka shpërndarë por unë sa kam parë ky është më shumë problem qeveritarë sesa problem komunal”, tha ajo.

Ajo ka thënë se ka raste të cilat nuk mund të presin sepse janë në gjendje të keqe.

“Kërkesën e tyre unë e kam adresuar tek Komuna e Prishtinës, përgjigjje prej komunës së Prishtinës zyrëtarisht nuk kam marrë, një koment e kam marrë prej një zyrëtari komunal ku thotë se e kanë bërë listën edhe për këto familje, mirëpo janë disa raste me më shumë prioritet ku nuk mund të presin në listë ku dikush nuk ka buk për të ngrënë”, tha Hasani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme