Banorët e “Bregut të Diellit” në protestë

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 13:22 | Nga

Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë me protestë kanë kundërshtuar vazhdimin e punimeve për zgjerimin e rrjetit të kogjenerimit nga Termokosi në lagjen e tyre.

Shkak për këtë është bërë hapësira e gjelbër që e kanë pranë objekteve banesore.

Banorët janë shprehur kundër që drunjtë dhe pemët e tjera që thonë t’i kenë mbjellë vet të shkatërrohen.

Kanë thënë se do të vazhdojnë kundërshtimet e tyre nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Kompania kontraktuese “AllZone” ka ndërprerë përkohësisht të dielën punimet, derisa zyrtarë të saj kanë thënë se për veprimet e tjera do të vendosë ndërmarrja Termokos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme