Banorët e fshatit Butovc protestojnë para komunës së Prishtinës, kërkojnë lejimin e shfrytëzimit të pronave

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Banorët e fshatit Butovc kanë protestuar para komunës së Prishtinës, duke kërkuar lejimin e shfrytëzimit të pronave të tyre.

Këtë protestë e ka përkrahur edhe asamblistja  e LDK-së,  Ema Nikçi-Rexha.

Postimi i saj i plotë:

Në përkrahje të banorëve të fshatit Butovc!

Banorët e fshatit Butovc kërkojnë lejimin e shfrytëzimit të pronave të tyre.

Me vendimin e Komunës së Prishtinës të vitit 2013, fshati Butovc dhe fshatrat e tjera që i rrethojnë kaluan në zonë të gjelbër apo zonë të mbrojtun, kurse me vendimin e vitit 2016 Komuna e Prishtinës bëri një ndryshim ku fshati Zllatar u tërhoq nga zona e gjelbër dhe kaloj në zonë turistike, kurse fshatit Butovc iu shtua perimetri i zonës së gjelbër.

Banorët e fshatit Butovc ishin në konsultime me Komunën e Prishtinës dhe u informuan që edhe me propozimet e reja në draftin 2 dhe 3, fshati Butovc mbetet zonë e gjelbër, duke iu shtuar vetëm shtigjet e ecjes.

Banorët e këtij fshati sot protestuan para Komunës së Prishtinës duke kërkuar lejimin e shfrytëzimit të pronave të tyre sikurse fshatrat rreth tyre, Kolovicë dhe Zllatar.

Mbesim me shpresë që kërkesa e tyre e drejt do të hasë në mirëkuptim të plotë tek organet kopetente të komunës dhe banorëve tu lejohet shfrytëzimi i pronave të tyre sikurse fshatrave që i rrethojnë.

Të ngjashme