Banorët e Hades e Shipitullës protestojnë sërish, tani kërkojnë punësim

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 10:51 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorë të lagjeve “Mjekiqi”, “Mirena”, “Krasniqi” dhe “Bërbatovci” të fshatrave Hade dhe Shipitullë, kanë protestuar para qeverisë së Kosovës për shkak të mosplotësimit të kërkesës së tyre për punësim.

Nexhmedin Mjekiqi tha se, përkundër takimeve të shumta me zyrtarë të qeverisë, ende nuk ka lëvizje në punësimin e 150 personave ashtu siç është premtuar, raporton Ekonomia Online.

“Pas shume takimeve që kemi pasë me zyrtarë të Qeverisë, na është premtuar se do të ketë punësim për 150 kërkesa. Zyrtarët e KEK-ut kanë pranu punëtorë por asnjë nga ata nuk është i përfshirë nga këto lagje. Nëse nuk kanë përgjigje, ne do të marrim hapat e mëtejshëm për të drejtat e mëtejshme”, u shpreh Mjekiqi.

Ndërsa përfaqësuesi i lagjes së “Krasniqëve”, Shaban Krasniqi, tha se banorët e këtyre lagjeve janë dakorduar të lejojnë punimet e KEK-ut për shkak se u janë premtuar punësimet.

“Në takimet që i kemi bë kemi bërë marrëveshje që mos me e pengu KEK-un, mos me mbetë në terr. Jemi marrë vesh që në dy faza brenda gjashtë muajve me u punësu 150 persona. Këta banorë kanë dalë nga vendet e veta, bagerat punojnë në vendet e tyre për mos me mbetë Kosova në terr”.

Krasniqi tha se kërkesa e tyre është që të zbatohet marrëveshja.

“Nuk ka që tri herë nuk ka sqarim për këtë. Duhet dikush me na e dhanë një kohë të caktuar”, tha përfaqësuesi i lagjes “Mirena”, Aziz Mirena.

Se janë në problem edhe me banorët e tha edhe përfaqësuesi i lagjes tjetër, Jusuf Bërbatovci.

“Qe 4 vjet kërkesa themelore është punësimi. Ne jemi në hall me banorët”.

Përfaqësuesit e banorëve janë duke pritur që dikush nga zyrtarët ligjorë të qeverisë t’iu përgjigjet lidhur me kërkesat e tyre.

Të ngjashme