Banorët e Hades nesër protestojnë kundër anashkalimit

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 15:24 | Nga

Banorët e Hades së Obiliqit kanë paralajmëruar për nesër protestë, me motiv se ka vonesë në procesin e zhvendosjes dhe për anashkalim të këtij fshati nga ky proces.

ë thirrjen e Këshillit Organizativ ttë Protestës, banorët e fshatit Hade ftohen që të marrin pjesë në protestën, që do të mbahet nesër (e mërkure) në orën 12. Këshilli i ka ftuar të marrin pjesë edhe ata të cilët janë në dijeni për parregullësitë dhe brengat e banorëve të fshatit Hade.

Theksohet se protesta do të organizohet për të shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme