Banorët e qendrës në Prishtinë, protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorët e zonës “Qendra” gjegjësisht të rrugës “Rexhep Luci”në Prishtinë kanë protestuar lidhur me zhurmën e krijuar nga disa kafiteri.

Ata thanë se po kërkojnë “të drejtat e tyre elementare”, raporton Ekonomia Online.

Violeta Hasani, kryetare e bashkësisë lokale për siguri publike, kërkoi nga komuna e Prishtinës të marrin masa ndaj këtyre që po shkaktojnë zhurmë në orët e vona.

“Me këtë protestë kanë dalë banorët për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj komunës, së Prishtinës për zhurmat e kafiterive të cilat i kemi adresuar vazhdimisht”.

“Komuna e Prishtinës i mban takimet e këshillit lokal “siguria në bashkësi”  të rregulla çdo 2 muaj i kemi takimet, prej fillimit kur kan fillua ato takimi është adresuar ky problem ka përmirësime pas disa takimeve që i kemi mbajtur me nënkryetarin e komunës por, i kemi 4 kafiteri të cilat i bezdisin banorët”.

Kurse Xhevdet Shkodra banorë në rrugën “Rexhep Luci”, tha se qëllimi i kësaj proteste është që të adresohet ky problem pasi është që 16 vjet nuk pe gjendet zgjidhje.

Ai paralajmëroi edhe eskalim të situatës nga ana e banorëve nëse nuk ndërmerren masa, madje ka  paralajmëruar edhe sulm ndaj këtyre bizneseve nëse vazhdohet në ketë mënyrë.

“Qëllimi jonë që jemi sot këtu të mbrojmë të drejtën tonë elementarë të mundësimit të banimit të qetë dhe kjo s’po ndodhë, kjo nuk po ndodhë vetëm sot por është në vazhdimësi kështu që 16 vjet me të gjitha këto telashe të cilat po ballafaqohemi”.

“Nëse eventualisht nuk lëvizet nga ky pozicion ne kemi asgjë tjetër po a të ushtrojmë dhunë ndaj këtyre bizneseve në mënyrë qe të ruajmë jetën e fëmijëve jetën e qytetarëve punëtorëve”.

Pjesëmarrësit e kësaj proteste ishin një numër relativisht të vogël.

Në këtë zonë ka një numër të madh i kafiterive, të cilat zakonisht janë të stërmbushura gjatë ditës dhe mbrëmjeve.

Të ngjashme