Banorët e Velanisë, Muhaxherëve dhe Bregut të Diellit, kundër degradimit të Parkut, ankohen për varrezat

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 15:02 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës së Tokës, disa banorë të lagjeve rreth Parkut, kanë organizuar një tubim paqësor kundër degradimit të Parkut të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët bashkë me fëmijët e lagjeve Velania, Muhaxherëve dhe Bregut të Diellit, kanë mbjell një fidan për të kërkuar mosdregardimin e kësaj pjese ku jetojnë.

Ata ankohen se nuk kanë dëshirë ta shfrytëzojnë këtë park, në të cilin ka varre.

Leon Biqaku tha se edhe fëmijët e këtyre lagjeve janë kundër padrejtësive që po bëhen në parkun e qytetit.

“Ne jemi mbledh këtu për të festuar ditën e tokës dhe për të treguar kujdesin dhe dashurinë ndaj sot, në këtë ditë kemi dal me armët tona më të fortë me sinqeritetin fëmijëror dhe pafajësinë tonë për të treguar aftësinë tonë për të dal kundër çdo padrejtësie që bëhet ndaj parkut tonë”, tha Biqaku.

Ai tha se shpreson pas një viti në po të njëjtën ditë të mos ketë varre në këtë ambient, por të jetë hapësirë e gjelbër për fëmijët.

“Ne nuk duam që pas një viti në këtë ditë kur dalim në ditën e tokës të jemi në një park pranë varreve por duam të kemi hapësira të ndryshme për kreativitet për të zhvilluar imagjinatën tonë të pakufi. Nuk jemi të kënaqur me gjendjen e parkut me situatën që është kapluar por kemi dal më shfrytëzuar këtë hapësirë të paktë të gjelbër që ka mbetur pa u degraduar pranë varreve”, tha ai.

Fadil Cakolli tha se fëmijët e tij frikësohen të luajnë në ketë park ku ka varre.

“Ne si bashkësi lokale do ta bëjmë një peticion dhe do pyesim kryetarin e komunës me leje të kujt kanë ardhur këta njerëz këtu, nuk jemi kundër dëshmorëve, nesër nipi in ku do të luaj, mbi vorre, ky nuk është park për varreza. Ai është në Dragodan ky është parku i qytetit, këta njerëz duhet të largohen nga ky park rivarrime me nuk ka në këtë pjesë”, tha Cakolli, raporton EO.

Ai tha që kanë bërë ankesa më herët në Komunën e Prishtinës për gjendjen e tanishme të parkut, por që nuk kanë marrë përgjigje.

“Si kanë filluar qeveria e Kosovës me mbush parkun varre edhe 5 vite ne do shkojmë më Gërmi apo Gadime, këtu varreza më nuk ka ne si bashkësi lokale nuk do lejojmë ky vend nuk është i Shpendit, Ramushit e Hashimit ne jemi banorë që e sundojmë këtë tokë ata le të shkojnë në prona të tyre jo te shtetit”, tha ai.

Liridon Llapashtica tha se shpreson që institucionet të marrin masa ndaj parkut dhe të mos lejojnë degradimin e parkut.

“Ne mbollëm një fidan ku shpresojmë tek institucionet që janë përgjegjëse për këtë park që do ndalet degradimin ndaj parkut. Është hera e tretë që banorët mblidhen dhe shprehin pakënaqësitë ndaj parkut. Ne jemi që mbi 4 hektar të parkut të kthehen në gjelbërim dhe në hapësirë rekreacion për fëmijët e kësaj ane”, shtoi ai.

Të ngjashme