Banorët flasin për zhdukjen e 14-vjeçarit në Seman: 12 vite më parë iu mbyt vëllai, babai i ka vdekur

Prishtinë | 11 Gus 2022 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Një 14-vjeçar që kishte shkuar për të peshkuar në lumin Seman, nuk është parë më që prej ditës së djeshme.

Kërkimet për gjetjen e tij nuk kanë ndaluar që prej dje por nuk ka enfe asnjë gjurmë. Më të rëndë faktin për familjen, e bën se 12 vite më parë, u ka vdekur nje djalë, i cili po ashtu është mbytur.

Banorët e fshatit Suk 1 të bashkisë së Roskovecit tregojnë se familja e të miturit të zhdukur ka problem të shumta ekonomike dhe tregojne se si ka ndodhur edhe ngjarja e djeshme.

“Humbi një djalë 14-vjeç, është lajmeruar dje mbasdite policia, është fëmija i dytë i kësaj familje që është mbytur, para 12 vitesh. Një familje me shumë probleme, është një dramë, dhimbje shumë e madhe për atë nënë. Ishin 9 fëmijë. Policia ka qenë e pranishme. Edhe sot kanë ardhur që me natë për të ndërhyrë. Deri në këto momente, asgjë, janë gjetur edhe shapkat dhe rrobat. Edhe fëmija tjetër kështu është mbytur.

Edhe vëllai që ka humbur jetën ishte më i vogël. U ka vdekur edhe babai.

Ai ishte më i sakti në atë familje. Vinte vazhdimisht. Mos iu bëftë risk asnjërit. Edhe atë vetë e gjetën”- shprehen banorët e zonës.

Të ngjashme