Banorët: “Klani i Shpend Ahmetit” po na largon nga banesat

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 11:41 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës me asistimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës ka nisur largimin e qytetarëve nga banesat në lagjen Dardania të Prishtinës.

Ndërsa Ekonomia Online mëson se këtë aksion po e vëzhgon edhe KFOR-i.

Muhedin Muçolli, banor në këtë kompleks banesor, ka thënë për Ekonomia Online se urdhëri për largimin e tyre nga banesat që Komuna i konsideron si të tyre, është dhënë nga “klani i Shpend Ahmetit”.

“Banorët janë larguar me dhunë në mënyrën më të vrazhdë, besoni jemi të shqetësuar dhe të stresuar nga këto skena . Jemi njerëz hallexhinj. Ndërmarrja banesore pretendon që është pronë e saj , nuk është titullar e as ndërtues I saj , këto gjëra po bëhen për përfitime personale , ta quaj klani I Shpend Ahmetit me drejtorin e ndërmarrjes banesore”, ka thënë ai.

Muçolli e pranon se nuk janë pronarë të banesave, mirëpo megjithatë ka thënë se që nga paslufta kanë investuar dhe se tanimë nuk është e drejtë të largohen dhe të mbesin në rrugë.

“Nuk jemi pronar, ne jemi të strehuar pas luftës pasi që kemi mbetur pa shtëpi dhe pa troje. Asnjë mjet ndërmarrja Banesore nuk e ka të Investuar këtu. Ndërtimi ka qenë i vrazhdë, investimet i kemi bërë të gjitha vet, ne jemi pagues të rregullt të rrymës të ujit të gjitha obligimeve”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës, gjatë vitit kaluar kishte larguar vetëm gjashtë familje nga rreth 130 prej tyre në lagjen ‘’Dardania’’, të cilat i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.

Largimi i tyre po bëhet në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë të datës 22.09.2008.

Foto: Ekonomia Online

Të ngjashme