Banorët shpresojnë se punimet në rrugën “Nazmi Mustafa” do ta zgjidhin problemin me kanalizim

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 13:51 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga sot rruga “Nazmi Mustafa” në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete, raporton Ekonomia Online.

Në këtë rrugë e cila gjendet në lagjen “Pejton” kanë nisur punimet për implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në këtë lagje.

Qytetar i kësaj lagje Besim Krasniqi tha se para 10 ditësh kompania ka njoftuar për punimet ndërsa para 3 dite ka njoftuar për datën dhe për orën se kur fillojnë punimet.

“Ka pak vështirësi veç prapë janë në përputhje me ato që ka me u kry përfundimi ose qëllimi i kësaj që është po bëhet. Kemi qenë të njoftuar paraprakisht prej kompanisë para 10 ditëve ndërsa para 3 dite ka qenë lajmërimi se kur ka me fillu me datë dhe me orë të caktuar që ka me filluar rrugën “ Nazmi Mustafa”. Qëllimi është të rregullohet kanalizimi i cili na ka sjellë probleme dhe secili që ka pasë podrume ose diçka pak nën nivel të sipërfaqes së tokës kanë pasë problem më ujë dhe ka pasë vërshime”, tha Krasniqi për EO.

Sipas tij këto punime do të duhej të fillonin më herët

“Ndër pikat me të ulëta të qytetit do të thotë krejt ujërat kanë ardh këtu dhe kanalizimet kanë qenë të mbyllura dhe ma merr menja që është hap i qëlluar dhe do të ishte më mirë që edhe ma herët me përfundu. Na prej komunës nuk kemi marrë njoftime se kur kanë me përfundu punimet veç jemi njoftuar kur fillojnë dhe prej orës sa”, tha ai.

Komuna e Prishtinës ditë më parë përmes një njoftimi ka njoftuar se nga 21 tetor, rruga “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.

Komuna ka kërkuar nga banorët bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet.

Lexo më shumë:

Të ngjashme