Bardhyl Mahmuti thotë se demonstratat e 81’ës kishin në thelb ideologjinë kombëtare

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 38 vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, ka folur një nga demonstruesit e planit të parë, siç dokumentohet edhe me fotografi, të cilat, pas arrestimit të tij, u përdorën si dëshmi gjyqësore.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, përfaqësuesi i mëvonshëm politik i UÇK-së, politologu Bardhyl Mahmuti, flet rreth karakterit ideologjik të këtyre demonstratave, kërkesave dhe ndikimit të tyre për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe, përgjithësisht, çështjes sonë kombëtare.

Bardhyl Mahmuti ka thënë se demonstratat e vitit 1981 shënuan pikën kulmore të konfliktit pa kthim pas.

Të ngjashme