Basha në Ballsh: Më 16 Shkurt merrni në dorë fatin tuaj

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Në vijim të turit të takimeve me qytetarët, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në qytetin e Ballshit duke ftuar banorët e zonës t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit.

Gjatë fjalës së tij, Basha vuri në dukje se rrugët politike kanë mbaruar, e i ftoi që të marrin në dorë fatet e tyre.

“Unë e kam ndjekur problemin e naftëtarëve që në fillim. Ne jemi në pellgun më të madh naftëmbajtës të Europës. Në Bashkinë ku vjen era naftë, këtu nuk ka një qindarkë për naftën që përpunoni”, tha Basha.

Më tej kreu i demokratëve u kujtoi naftëtarëve protestues se Rama nuk ua dha statusin e naftëtarit.

“Statusin e naftëtarit nuk ua dha. Sepse paratë shkojnë vetëm në një drejtim. Kjo punë do të zgjasë derisa ju t’i jepni fund. Ejani në Tiranë më 16 shkurt t’i jepni fund! Rrugët politike kanë mbaruar. Tani është në dorën e popullit. Është në dorën tuaj”, deklaroi Basha, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Njëri nga qytetarët ka ngritur shqetësimin e naftëtarëve dhe miratimin e statusit, ndërsa Basha premtoi se kur PD-ja të vijë në pushtet gjendja do të ndryshojë.

Një tjetër qytetar i kërkoi Bashës që të rrisë rrogat e policëve nëse vjen në pushtet, ndërsa kryedemorkati u përgjigj ‘policia duhet të bëjë punën njëherë pastaj të rrisim rrogën’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme