Bashkëpunim dhe koordinim në mes të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Avokatit të Shtetit

????????????????????????????????????
Prishtinë | 02 Shk 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Sami Istrefi është pritur në takim nga Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj.

Në këtë takim Avokati Istrefi e ka njoftuar Avokatin Qelaj me punën dhe aktivitetet e Avokaturës Shtetërore si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion. Gjatë takimit me theks të veçantë u diskutua për rastet në gjykatat e rregullta si dhe ato në Tribunalin e Arbitrazhit Ndërkombëtarë me të cilat Avokatura Shtetërore është duke punuar në vazhdimësi me këto raste.

Nga ana tjetër Avokati Qelaj përgëzoi Istrefi për progresin që ka arritur Avokatura shtetërore duke e theksuar rolin shumë të rëndësishëm që ky institucion ka për Republikën e Kosovës. Qelaj tha se duke marr parasysh veprimtarinë dhe mandatin kushtetues të institucionit të Avokatit të Popullit, mbetet i përkushtuar për të përkrahur çdo iniciativë e cila do të ndihmonte edhe më tej progresin e AVSH ngase sipas tij, Avokatura Shtetërore duhet të jetë një nga institucionet më të rëndësishme në shtet.

Avokati Istrefi e ka falënderuar Qelaj për bashkëpunimin e ofruar duke vlerësuar njëherit punën dhe angazhimin që ky institucion i pavarur bënë në mbrojtjen e të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme