Bashkëshortja e Faik Fazliut tregon se si ndodhi ngjarja: Policët e sulmuan dhe e rrëzuan përtokë

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

U raportua më parë raportoi për arrestimin e ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut, i cili dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor, në një kafeteri mbrëmë në Prizren.

Mirëpo, pretendimet e policisë se Fazliu ka kërcënuar verbalisht një polic, i ka hedhur poshtë bashkëshortja e Fazliut, gazetarja Alketa Gashi – Fazliu.

Ajo në një prononcim për Gazetën Sinjali tha se zyrtarët policorë kanë tejkaluar të gjitha kompetencat e tyre, duke e sulmuar dhe rrëzuar përtokë bashkëshortin e saj.

Madje, sipas saj, Fazliu nuk ka bërë asnjë reagim të vetëm.

“Ata e kanë sulmuar edhe e rrëzuan përtokë. E lidhën dhe e dërguan në polici. Zyrtarët policorë i kanë tejkaluar të gjitha kompetencat e tyre. Faiku nuk kishte asnjë reagim të vetëm, fare fare, aty isha me të”, tha ajo.

Të ngjashme