Bashkësi jashtëmartesore me të miturën, arrestohet i dyshuari në Pejë

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet.

Rasti ka ndodhur në Pejë, të hënën në ora 13:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, thuhet në raport.

Viktima pas intervistimit është dërguar te familjarët e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme