Bashkësitë Fetare mbështesin ligjin që rregullon organizimin e tyre

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 12:55 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Liritë Fetare. Bashkësitë Fetare në vend kanë mbështetur këtë projektligj që synim ka rregullimin e organizimit të tyre, raporton Ekonomia Online.

Vedat Sahiti nga Bashkësia Islame  e Kosovës (BIK), tha se mungesa e ligjit ka pengesë në punën e tyre duke e konsideruar atë si shumë të nevojshëm.

“Kjo gjendje ka qenë e pavolitshme për bashkësitë fetare. Bashkësia Islame gjithmonë ka qenë më bashkëpunim. Kemi pasur takime me të gjitha nivelet. Kemi vizituar shtete të ndryshme të botës pqr të shikuar se si i kanë rregulluar këto çështje. Bashkësia islame ka dhenë disa sugjerime dhe vërejtje lidhur me ligjin”.

Fatmir Koliqi, nga Kisha Katolike Tha se është koha e fundit që ky ligj të miratohet.

“Ne si kishë katolike kemi qenë që nga fillimi pjesë e grupeve për miratimin e këtoj ligji. Mendojmë që është koha e fundit që ky ligj të miratohet që bashkësitë fetare ta kenë një ligj. Ne në parim në lidhje me ligjin jemi dakord”.

Votim Demiri, përfaqësues i komunitetit hebre tha se do të punojnë në plotësimin e këtij ligji.

“Ne e kemi dhenë sugjerimet e vërejtje. Edhe nëqoftëse ka disa mangësi edhe pas aprovimit të ligjit mundemi me i përmirësuar”.

Ndërsa Artur Krasniqi, nga Kisha protestante, tha se nga mungesa e këtij ligji bashkësitë fetarë janë diskriminuar

“Ky ligj është ndër ligjet që ka pritur më së gjati për miratim. Bashkësitë fetare një dëmtuar e diskriminuar në mungesë të këtij ligji. Ne e vlerësojmë se ky draft-ligj është i mirë krahasuar me ligjet në rajon. Ne besojmë që ky ligj takon shumë prej komuniteteve fetare. Ne kërkojmë që ky ligj të miratohet sa më parë”.

Edhe Lulzim Shehu, Bashkësia e Tarikateve në Kosovë tha se zvarritja e ligjit është e dëmshme.

“Ne do të jemi vigjilent të shohim se çfarë po presim që të aprovohet sa më shpejt, është i dëmshëm çfarëdo zvarritje”.

Komuniteti bektashian Munin Lama tha se ndihen të ofenduar pse në projektligjin e ri ata nuk njihen si bashkësi fetarë.

“Dhashtë Zoti na shkon mire, përndryshe nuk e kemi nisë mirë, ndoshta dukem i ashpër por kam të drejt. Komuniteti bektashian është pranuar si komunitet fetar, ndërsa më këtë ligjin e tashëm ky komunitet. Mu nuk mundet me më përfaqësua bashkësia e tarikateve. Ju duhet të mendoni që neve na takon me qenë një komunitet i veçantë”.

Smajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje prezantoi disa nga amendamentet për ligjin.

Ndërsa deputeti Nait Hasani, tha se Kisha Ortodokse duhet të regjistrohet si bashkësi fetarë..

Agron Gashi, koordinator ligjor i zyrës së kryeministrit, tha se një nga dy amendamentet që kërkojnë të hiqet është neni i mos financimit të bashkësive fetarë.

“Neni  ku thotë që  Qeveria nuk e financimin asnjë nga bashkësitë fetare, ky paragraf të fshihet. Kemi menduar që edhe me kushtet jemi shtet laik dje nuk e financojmë por kjo është për rastet kur organizohet naj aktivitet për  ndonjë hero fetar, mundemi me financuar”.

Të ngjashme