Bastiset një punëtori për servisim të veturave në veri

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Një punëtori për servisimin e veturave është bastisur në Lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës.

Mediat nuk janë lejuar të afrohen afër vendit të ngjarjes, derisa aty janë të pranishëm dy autoblinda dhe një veturë e Policisë.

Bastisja po bëhet pak orë pas sulmit të një automjeti të Policisë në fshatin Zupç të Zubin Potokut.

Sulmi u shënua në orët e para të mëngjesit të së martës me armë zjarri.

Të ngjashme