Batllavë: Shoferi del me automjet nga rruga, lëndohen tre persona

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Batllavë që ka ndodhur rreth orës 17:00.

Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet i cili ka qenë në lëvizje dhe për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga rruga.

Kështu për Klan Kosova tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:00 në fshatin Batllavë ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje, i cili për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti”.

Të ngjashme