Batllavës dhe Badovcit i bie niveli i ujit 8 metra

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit ka rënë për tetë metra.

Kjo si pasojë e reshjeve të shiut që kanë qenë nën normalen dhe temperaturave të larta që po mbretërojnë në këtë periudhë, sipas Ilir Abdullahut, Kryeshef ekzekutiv i KRU “Prishtina”.

Ai në një intervistë për Klan Kosova tha se duhet që konsumatorët të kenë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm.

“Nuk ka reduktime të ujit si pasojë e rënies së nivelit, mirëpo lusim konsumatorët që të mos e keqpërdorin ujin. Në veçanti duhet të kenë kujdes me ujin e pijes”.

“Për fat të keq është një pjesë e madhe e konsumatorëve që po vazhdojnë të mos kenë vetëdijesim për ujin e pijes”.

Abdullahu shtoi se me ndryshimet klimatike, dekada që po vjen do të paraqes sfida të reja për furnizimin me ujë.

Të ngjashme