“Bau Market” dhe “Al-Trade Market” dhurojnë 100 pako ushqimore-higjienike

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka pritur në takim përfaqësuesin e operatorëve ekonomik “Bau Market” dhe “Al-Trade Market”, Avdi Morina.

Morina në këtë takim, ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë me 100 pako ushqimore familjet që kanë nevojë.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Avdi Morina për ndihmën e ofruar dhe ka vlerësuar se përkrahja nga bizneset dhe OJQ-të, janë të mirëseardhura për të tejkaluar këtë kohë pandemie.

Pakot ushqimore-higjienike do të ndahen në vendbanimet e Komunës së Drenasit në bashkëpunim me administratorët.

Të ngjashme