BE i jep Kosovës 5 milionë euro për luftimin e Coronavirusit

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 17:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkimi Evropian i ka ofruar Kosovës ndihmë prej pesë milionë eurosh për luftimin e pandemisë së Coronavirusit.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ka nënshkruar kontratën e kësaj ndihmese financiare për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin COVID-19, me përfaqësuesit e UNOPS-it në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“BE-ja është këtu. Jemi me popullin e Kosovës dhe do t’ju ndihmojmë”, tha Apostolova në ceremoninë e nënshkrimit e cila u realizua përmes një video-konference .

Brendan Keirnan nga UNOPS, tha se kjo ndihmesë dëshmon angazhimin e tyre ndaj Kosovës. Ai theksoi se duan të sigurohen që sistemi shëndetësor i Kosovës të ketë fuqinë dhe kapacitetet e nevojshme për t’ju ndihmuar të prekurve nga pandemia në Kosovë.

Kjo marrëveshje u ndoq përmes konferencës virtuale edhe nga Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili tha se janë shumë të lumtur që në këtë kohë BE-ja po tregon solidaritet me popullin e Kosovës.

Ai shprehu falënderim për ndihmesën e BE-së, përderisa theksoi se Kosovën po e presin javë të vështira në luftën kundër Covid-19, por se shpreson që gjithçka do të përfundojë me pasoja minimale.

Kontrata në fjalë përfshinë furnizimin me pajisje mjekësore dhe mjete për mbrojtjen nga COVID-19 dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë. Pajisjet përfshijnë barna, respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni dhe pompa infuzioni shiringë, auto-ambulanca, oksimetër pulsi në gisht dhe oksimetër pulsi, monitorues të pacientëve, defibrilatorë, elektrokardiografë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme