BE-ja dhe FIQ-i ndajnë 8 mijë € për 20 ndërmarrës të rinj

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 11:43 | Nga Albanë Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), kanë ndarë 8 mijë euro për 20 “start-upe” në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë së komunikimit të informacionit, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i programit FIQ, Kushtrim Lluka, theksoi se ky projekt ka për qëllim që të rinjtë të avancohen drejt ndërrmarrësisë dhe punësimit.

Me tej, Lluka njoftoi se 20 “start-upe”-t do të shpërblehen me 8 mijë euro për idetë e tyre.

“Sot do të ndajmë 20 start-upe për idetë më të mira. Kemi pasur interesim të madh në këtë projekt dhe kemi arrit me i mbledhë 400 të rinj dhe ka qenë e vështirë me i përzgjedh 100 prej më të mirëve për ide të biznesit. 8 mijë euro do të ndahen për 20 fituesit. Ky projekt është vazhdimësi e projekteve të financuara nga zyra e BE-së në Kosovë. Programi i  parë përshpejtues i iniciativave që kanë rol social edhe në rajon. Qëllimi jonë është që të ofrojmë një sistem drejt ndërmarrësisë dhe punësimit”, tha ai.

Përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, deklaroi se BE do të vazhdoj të mbështes të gjithë të rinjtë e Kosovës.

Siç tha ai, ky projekt është mundësi që të rinjtë ta përmirësojnë shtetin dhe të ardhmen e tyre.

“Ju inkurajoj të gjithë të rinjtë që të jenë pjesë e ndërrmarrësisë. E mbështes këtë projekt me idetë e mëdha të të gjithë ju të rinjve. Ju jeni ata të cilët mund ta përmirësoni shtetin e juaj. Ju vini nga qytete të ndryshme prandaj e vlerësoj eksperiencën e të gjithë juve. Që të afirmoni eksperiencën e juaj, vizitoni vende të reja, dhe mësoni nga shtetet e huaja që të përmirësoni vendin tuaj. Ky projekt është i suksesshëm veçanërisht për jetën e juaj dhe për të ardhmen e juaj”, ka thënë Serri.

Kurse, njëra nga fitueset e nëngranteve, Fjolla Ferati, ka folur për idenë e saj për zhvillimin e galerisë, ku siç tha ajo, kjo galeri online do të jetë galeria e parë në Kosovë.

“Ideja e jonë quhet Galeria Online për bashkëpunimin të gjithë artisteve shqiptar në një shtëpi të artit. Kjo galeri ka nismat e tyre që nga viti 2014. Do të jetë galeria e parë në Kosovë”, tha ajo.

Të ngjashme