BE-ja është donatori më i madh në Kosovë

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 11:35 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka prezantuar projektin për “Partneritetet e Bashkimit Evropian, Inovacionit dhe Medieve për aksion, bashkëpunim dhe transformim në Ballkanin Perëndimor”.

Projekti BE-IMPACT-BB do të mbështesë rekomandimet e paraqitura në “Strategjinë indikative për shumë vende 2014-2020” të Komisionit Evropian, me fokus në strukturat dhe rrjetet rajonale – nën platformën e arsimit dhe punësimit.

Arsim Nimanaj nga fondacioni CREATE kërkoi përkrahjen e Qeverisë, për të cilën thotë se nuk e ka patur deri më tani, raporton EkonomiaOnline.

“Si partner jemi implementues dhe do vazhdojmë deri tek bashkëfinancimi i projektit, por gjithmonë po hasim në dyer të zëna e sidomos nga Qeveria e Kosovës dhe mendoj që është koha që qeveria të marr më shumë veprime dhe përgjegjësi dhe besoj se kjo do të ndodhë që të punojmë të gjithë aktorët si me Bashkimin Evropian e tjera, që të ecim përpara”, tha Nimanaj.

Kushtrim Culaj nga Ministria e Integrimit Evropian foli në emër të ministres Dhurata Hoxha, tha se ekzison përkrahja e Qeverisë, dhe për më tepër e ka prioritet avancimin e agjendës evropiane.

“Qeveria e Kosovës ka vë prioritete si avancimin e agjendës evropiane, rritja e zhvillimit ekonomik, rritja e punësimit dhe mirëqenies sociale, fuqizimi i sundimit të ligjit, përmirësimi i sistemit shëndetësor, etj. Meqenëse Kosova ka popullsinë më të re në rajon dhe Evropë , Qeveria e Kosovës punësimin e të rinjve e ka vënë prioritet kryesor në vend. Jemi duke punuar, duke mbështetur ndërmarrje të vogla dhe mesme”, tha ai.

“Ministria e Integrimit Evropian është institucioni kryesor që merret me koordinimin e asistencës ndërkombëtare në Kosovë dhe jemi duke punuar në monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së MSA, koordinimi i asistencës ndërkombëtare në nivel vendi, përfarimi i legjislacionit të Kosovës me atë të BE dhe liberalizimi i  vizave për qytetarët e a Kosovës dhe të gjithë këto kontribuojnë në rritjen e perspektives së gjithë të rinjve të Kosovës”, tha ai.

“Ne si Qeveri e Kosovës jemi të interesuar që të rinjtë të aftësohen sa më shumë nga skemat që janë për perspektivë të të rinjve tanë dhe se ministria dhe zyra e BE dërgojnë vazhdimisht të rinj dhe të reja jashtë vendit për të kryer specializime të ndryshme në universitetet më prestigjioze në Evropë dhe kjo tregon se jemi të përkushtuar për një perspektive më të mirë për të rinjtë tanë”, tha Culaj.

Libor Chlad nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se BE-ja është donatori më i madh në Kosovë, raporton EO.

“Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Kosovë, dhe kemi punuar me organizatat në Kosovë dhe shoqërinë civlie, dhe bizneset e Kosovës, kemi kërkuar nga disa fusha fundamentale për zhvillimin e vendit dhe do kuptoni që pa një sistem të sundimit të ligjit nuk mundeni me tërhiqen fonde dhe investime të jashtme”, tha Chlad.

Ai tha se pozita ekonomike dhe sistemi ligjor janë pika kyçe që BE i ka prioritet.

“Shpresoj që do të bëjmë me të mirën me burimet që kemi dhe dua të shoh talente, dhe kurajo që të implementojmë këto ide në biznese. Në Kosovë është e rëndësishme me kriju një ambient ku njerëzit janë të inkurajuar, dhe nëse kanë ide të mira te vihen në praktikë dhe të përdoren ato ide”, tha ai.

Ai tha se papunësia në Kosovë është e lartë dhe disa grupe janë të cenueshme, e sidomos gratë.

“Mendoj që ne kemi krijuar një perspektivë kredibile për të rinjtë në Kosovë dhe nuk dua t’i shoh këta të rinj të ikin nga Kosova sepse kam dëgjuar se ata nuk shohin perspektivë në Kosovë dhe ne duam ta krijojmë këtë që të punojnë në vendin e tyre”, tha ai.

Drin Haraçia, Drejtor Ekzekutiv i Agjencionit të Punësimit në Kosovë tha se tregu i punës në Kosovë karakterizohet me shumë sfida.

“Tregu i punës në Kosovë karakterizohet me shumë sfida duke përfshirë papunësi të lartë.  Po ashtu duke mos pas përputhje në mes kërkesave të kërkuara dhe ato që kërkohen nga bizneset e ndryshme”, tha ai.

Haraçia tha se agjencia që ai drejton është një agjenci ë re, e cila gjendet në të gjitha komunat e Kosovës dhe për qëllim ka punësimin e të rinjve dhe të grave.

Synimi i përgjithshëm është që organizatat e shoqërisë civile (OShC), ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët social të bashkëpunojnë në përdorimin më efektiv të mjeteve të reja mediale për të krijuar vende të reja pune dhe për të promovuar reformat socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme