BE-ja financon të rinjtë të studiojnë jashtë vendit me qëllim që të sjellin reforma në Kosovë

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 17:31 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e BE-së në Kosovë ka mbajtur debat me të diplomuarit e skemës Young Cell (YCS), program ky që financon të rinjtë e Kosovës për të studiuar në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka deklaruar se ky program është një mundësi dhe rrugë e mirë për të gjithë studentët kosovar.

Sipas Apostolovës studentët duhet të edukohen se si duhet të jetë qeverisja e shtetit të Kosovës, pasi siç tha ajo në BE nuk ka nepotizëm dhe Parlamenti merret me çështjet e subjekteve politike.

“Jam e lumtur qe po takohem me gjithë juve. Këtë takim është dashur të bëhet shumë më herët, por ma mirë vonë se sa kurrë. Në të ardhmen do të krijojmë një komunikim më të hapur, pasi ju konsideroj si një familje. Jam e magjepsur me folësin e fundit i cili i tha ftesë të rinjve ta provojnë. Jam nga Bullgaria sikur ju kam fituar një program i tillë dhe kam pasur rastin e mire të shkojë në Zvicër. Rrugën e keni përpara, një shans shumë i mirë pasi e dini se sa kushton një vit studime në Londër apo kudo që jeni. Pas 6 muaj do të mund të takohem me të gjithë studentët e kësaj skeme. Ju e keni parë që nuk ka nepotizëm dhe ka një Parlament që merret me subjektet politike”, tha Apostolova.

Me tej, Apostolova theksoi se të rinjtë janë e ardhmja dhe duhet të luftojnë për ndryshimet.

Siç tha ajo, e gjithë kjo po bëhet për ta ndryshuar Administratën Publike e veçanërisht reformat e sundimit të ligjit.

“Listat e njerëzve që vërtet shtyhen për këto vende në parlament. Ju jeni shumica dhe e ardhmja dhe ju duhet të vendosni. Ka shumë gra të reja qe kalojnë shumë sfida, dua të them qe kjo skemë ka një shënim të rëndësishme dhe ju e keni kap atë. Ne sjellim njerëz që janë ekspertë, jam e lumtur qe ju jeni ata dhe keni qenë aty. Ne dëshirojmë të vazhdojmë me një skemë të tillë për të ndryshuar Administratën Publike në Kosovë. Mbështetja me e madhe është natyrisht sundimin e ligjit që shkon për reformat e drejtësisë dhe mendoj që kjo administratë ta ketë një rinisje. Ju jeni ata që jeni duke u edukuar dhe të na ndihmoni ne për këtë. Qeveria e re besoj që do të ndërmerret me këtë. Ku jeni ekspert që ndihmoni vendin tuaj, procesi i reformave do të jetë gjithëpërfshirës dhe sfidues, por ka rrugë tjetër përveç se ta bëjmë këtë. Skema vazhdon dhe do të ketë programe të tjera sikur kjo që ta transformojmë Kosovën”, ka thënë Apostolova, raporton Ekonomia Online.

Leonita Shabani, studente e BE-së, tani përfaqësuese në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, i bëri thirrje të gjitha femrave të cilat kanë sfida për t’i ndjekur ëndrrat e tyre të kenë guxim dhe ta sfidojnë mentalitetin lokal.

“Kam lindur në Mitrovicë i cili njihet si qytet i akademisë. Kam pasur një ëndërr që me qenë avokate. Kam vazhduar të ndërtoj karrierën time akademike dhe profesionale. Jam ballafaquar me çështje të ndryshme duke punuar në institucionet publike. Qëllimi ka qenë që ta analizoj një mundësi të re për të aplikuar për një bursë jashtë vendit, thjesht me ka munguar përvoja për të qenë studente në BE. Ta ndjek ëndrrën time në një universitet prestigjioz do të thotë gjë me vlerë. Ka qenë jashtëzakonisht konkurrues dhe e kam fituar bursën në Gjermani, ku rrugëtim nuk ka qenë i lehtë. Ju bëjë thirrje të gjitha femrave që kanë sfida për ti ndjekur ëndrrat tyre të definojnë qartë dhe ta kenë dedikimin pasi përkrahja vjen gradualisht. Konsideroj që femrat duhet ta kenë guximin të luftojnë pa kompromis dhe ta sfidojnë mentalitetin lokal”, ka thënë ajo, raporton EO.

Adil Bytyqi, student i BE-së, tani përfaqësues i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë theksoi se aftësitë e marra nga studimet në BE i ka shfrytëzuar për t’i shërbyer vendit.

Bytyqi inkurajoi të gjithë studentët për këtë program, i cili sipas tij është mundësia me e mirë.

“Gjatë studimeve kam dëgjuar që ekzistojnë bursat për studentët e Ballkanit Perëndimor. Pas disa tentimeve shkova për një vit në Belgjikë. Ka qenë një përvojë e shkëlqyer. Në vitin 2012 aplikova dhe fitova në mënyrë që t’i vazhdoj studimet në Holandë. Jam punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, studimet kanë pasur impakt të madh. Aftësitë që i kam marrë jashtë vendit i kam shfrytëzuar në institucionet e Kosovës. Inkurajoj të gjithë të rinjtë që së pari të mësojnë gjuhët e BE dhe të aplikojnë për bursën sepse është një prej përvojave më të mira që ka mundësi ti marrin. Është e organizuar mirë, studentët kanë mundësi të njoftohen apo të kenë kontakte edhe bursistët e mëhershëm për raundin e ri”, tha ai.

Egzon Osmanaj, student i BE-së, tani zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë, theksoi se e gjitha ishte transparente në lidhje me programin.

Siç tha ai, se është ndier krenar pasi që studentët kosovar kanë qenë ndër më të mirët në Universitetet e BE-së.

Të ngjashme