BE-ja: Letra e Trumpit mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Letrën Presidentit të Shteteve të Bashkuara,  Donald Trump dërguar President të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq  Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian e sheh si një shenjë të inkurajimit dhe mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë e tha  zëdhënësja e BE -së, Maja Kocijançiq.

“Ne e shohim këtë letër si një sinjal të mbështetjes dhe inkurajimit të SHBA-ve  për një dialog që është nën kujdesin e BE”.

“Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës e udhëheqin presidentët Vuçiq dhe Thaçi me ndërmjetësimin  e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe me SHBA-në  është një “partner i rëndësishëm në proces”, tha ajo.

E pyetur nga gazetarët nëse “nisma amerikane, zyrtarët e së cilës mbështetën ndryshimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë,është  në kontrast me qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe si e tillë më shumë bën dëm sesa ndihmon  dialogun”, Koçijançiq përsëriti se BE-ja ka parametra të qartë”,  lidhur me zgjidhjen e mundshme në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme