BE-ja ndan tri çmime për storiet më të mira në fushën e gazetarisë hulumtuese

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 17:53 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti Ballkanik i Raportimit Hetimor Ballkanik,  ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “Shpërblimet e Gazetarisë Investigative të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, me qëllim të festimit dhe promovimit të arritjeve të jashtëzakonshme të gazetarëve hetues në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.

Zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ricardo Serri, tha se Kosova ka një legjislacion të mirë, por edhe një bazë të mirë ligjore duke i lejuar kështu të gjithë gazetarët ta kryejnë punën e tyre.

Ai tha se gjatë këtyre viteve, gazetarisë në Kosovë nuk i kanë munguar sfidat e vështirësitë, por në mesin e kësaj ka pasur edhe ndërhyrje politike.

” Kosova ka një legjislacion të mirë dhe i lejon gazetarët ta kryejnë punën e tyre. Ka lajme të rreme por ka edhe medie që nuk e zbulojnë gjithë informacionin. Etika e gazetarisë ekziston dhe ka përgjegjësi të madhe në baza ditore. Por edhe presioni ndaj jush dhe ndërhyrja politike është diçka që ju e merrni në baza ditore. Për momentin jemi duke i mbështetur 2 projekte për gazetari hulumtuese. Ka projekte tjera që besoj që mund ta bëjnë zhvillimin e mëtutjeshëm të gazetarisë në Kosovë e rajon. Me qenë gazetare hulumtues është diçka mjaftë sfiduese e vështirë brenda një shoqërie kosovare”, tha ai.

Drejtoresha rajonale e Birn-it, Marija Ristic, tha se çmimet që ndahen për gazetari hulumtuese, janë ato që gjithmonë e freskojnë edhe më shumë këtë fushë.

“Ky është një mjet i rëndësishëm pasi kjo freskon gazetarinë hulumtuese më Kosovë. Kemi pasur aplikacione shumë të mie dhe juria ka pasur një detyrë të vështirë që ti selektojë ato”, tha ajo.

Aty u ndanë edhe 3 çmimet për gazetarët të cilët kanë aplikuar me skoriet e tyre hulumtuese.

Këto janë vendet fituese:

Vendi i 3-të, Ardiana Thaçi-Mehmeti,

Vendi i 2-të, Serbeze Haxhijaj,

Vendi i 1-rë, Saranda Ramaj.

Të ngjashme