Bedri Gashi dhe Ekrem Lutfiu vizitë studimore në Gjermani

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të shkëmbimit të përvojave në fushën e komunikimit me publikun, mes sistemit Prokurorial të Kosovës dhe sistemit prokurorial të Gjermanisë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili është i caktuar prokuror për media, si dhe dy u.d. udhëheqësit e zyrave për Komunikim me Publikun në Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit, Bedri Gashi dhe Ekrem Lutfiu, në javën e parë të dhjetorit, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Gjermani, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar IRZ.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni nga Kosova, kanë vizituar Prokurorinë e Wupertalit, ku janë pritur nga kryeprokurori i kësaj prokurorie, Wolf-Tilman Baumert dhe Gjykatën e shkallës së parë të Duseldorfit, ku janë pritu nga kryegjyqtarja, Elisabeth Stove, të cilët janë njëkohësisht persona të caktuar për komunikim me media në institucionet përkatëse.

Sipas agjendës, takimet kanë vazhduar edhe me Krye-Komisaren e Policisë në rajonin e Rhein-Kreises Neuss, njëherësh drejtuese të Zyrës për Komunikim me Publikun, si dhe, me Prokurorin e lartë drejtues të Prokurorisë së Duseldorfit, Falk Schnabel, dhe me prokuroren dhe zëdhënësen për shtyp të kësaj prokurorie, Britta Zur.

Temat qendrore të të gjitha takimeve ishin, ndërtimi dhe struktura e zyrës së zëdhënësve për media; puna e prokurorisë me median, prezantimi i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm të zyrave të prokurorive në Gjermani; komunikimi në raste krizash; bashkëpunimi me mediat dhe shoqërinë civile; bashkëpunimi me organet tjera si dhe trajtimi i çështjeve sensitive, si procedimet në ngarkim të të miturve, personave të famshëm, procedimeve tatimore, veprave penale seksuale, mbrojtja shtetërore, kriminalitetin e organizuar etj.

Zyrtarët gjerman nga sistemi i drejtësisë shprehën gatishmërinë që të mbështesin sistemin e drejtësisë në Kosovë, në shkëmbim të përvojave, përfshirë komunikimin me publikun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme