Bëhen 19 vjet nga dalja e parë e UÇK-së në skenë

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 08:20 | Nga

Me 28 nëntor 1997 për herë të parë dolën publikisht tre luftëtarët e lirisë, Daut Haradinaj, Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi, në Llaushë të Skenderajt, duke i treguar kështu popullit se edhe Kosova e ka një ushtri, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-në.

Që të tre po merrnin pjesë në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili u varros me një ceremoni të madhe në LLaushë të Skënderaj i vrarë në derën e shkollës së fshatit nga forcat serbe.

Dalja e parë e UÇK- së në mënyrë publike me 28 nëntor 1997 ishte ngjarje kjo që hyri në historinë e popullit tonë.

Që nga ajo ditë, festës së Flamurit iu ka bashkëngjitur edhe dalja publike e UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme