Bëhen 21-vjet nga beteja e Likoshanit dhe Çirezit

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Sot bëhen 21-vjet nga fillimi i luftës së armatosur në Kosovë,  në Drenicë, në fshatrat: Likoshan e Qirez, te vendi i quajtur “Lisat Gjashtnjakë”, ku u zhvilluar luftime të rrepta  në  mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.

Në këtë betejë kanë mbetur të vrarë dhjetëra policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku edhe i ekzekutuan 24 civilë. Gjatë luftimeve me policinë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës, kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli.

Serbët atë ditë kanë masakruar 20 pjesëtarë të popullatës civile: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun shtazënë, Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun.

Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme